LDK-ja të shtunën hap fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit
08 shtator 2025
| 16:21
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta hapë zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve komunale më 13 shtator nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë.
Sipas njoftimit të LDK-së, në këtë tubim do të prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave.
“Më 13 shtator, ju presim të gjithëve në Prishtinë, në hapjen e fushatës së zgjedhjeve lokale, ku do të bëhet edhe prezantimi i të gjithë kandidatëve për kryetarë të komunave. Nga ora 18:00, në Pallatin e Rinisë. Po e nisim prapë së bashku këtë rrugëtim. Më të fortë. Më të bashkuar. LDK përgjithmonë!
Shihemi të shtunën”, ka njoftuar LDK-ja.




