Kryeqytetit i shtohen 90 autobusë të rinj

09 shtator 2025 | 14:27

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë kryeqytetit i janë shtuar 90 autobusë të rinj, duke premtuar se edhe 30 të tjerë do të shtohen shumë shpejt.

Ai ka se ky transformim është një proces i vazhdueshëm për një Prishtinë më të pastër.

“Flota jonë e autobusëve në rrjetin e integruar të transportit publik është rritur për 90 autobusë të rinj, dhe shumë shpejt do të shtohen edhe 30 të tjerë. Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, BERZh-in, IFC-në, KfW-në dhe World Bank po punojmë çdo ditë që këtë flotë ta rrisim edhe më shumë dhe ta modernizojmë me autobusë elektrikë dhe logjistikë bashkëkohore. Ky transformim nuk është një akt i vetëm, është një proces i vazhdueshëm që synon një Prishtinë më të pastër, më të gjelbër dhe më të qasshme për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12-tetorit do të garojë…