Kupchan e quan “vetëshkatërruese për Kosovën” nëse Kurti vazhdon t’i prish marrëdhëniet me ShBA-në
21 shtator 2025
| 13:22
Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në një prononcim për “Radion Evropa e Lirë” e ka quajtur “vetëshkatërruese për Kosovën” eventualitetin e vazhdimit të prishejs së raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo në dritën e ndërprerjes pa afat të Dialogut Strategjik që erdhi si vendim alarmues nga Uashington D.C – në dritën e veprimeve të Albin Kurtit të Vetëvendosjes, më së fundi me sulmet e mëdha ndaj Gjykatës Kushtetuese.
“Mendoj se do të ishte e papërgjegjshme dhe vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të ndërmarrë hapa që dëmtojnë marrëdhënien me një vend që ka qenë një mbështetës aq i fortë”, thotë Kupchan



