Haradinaj uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës: Mirënjohës për përkrahjen ndaj Kosovës

29 tetor 2025 | 19:35

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar shtetin turk me rastin e 102-vjetorit të Shpalljes së Republikës së Turqisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes dy popujve dhe ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Sot, Turqia feston 102-vjetorin e Shpalljes së Republikës, dhe me këtë rast kisha nderin që ambasadorit Sabri Tunç Angılı t’i shpreh urimet e mia për paqe dhe prosperitet të shtetit dhe popullit turk, si dhe mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për shtetin e Kosovës, zhvillimin e institucioneve dhe në proceset integruese”, shkroi Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 65-vjetorit të Fakultetit Filozofik, Andin Hoti, ka…