Real Madrid synon transferimin e yllit të Liverpoolit

13 nëntor 2025 | 16:54

Sipas raportimeve nga Spanja, Real Madrid ka vendosur në shënjestër mesfushorin hungarez Dominik Szoboszlai si përforcim të mundshëm për repartin e mesfushës.

“Los Blancos” e shohin lojtarin e Liverpoolit si një element që mund t’i sjellë cilësi, kreativitet dhe freski skuadrës, sidomos në një periudhë kur disa prej titullarëve janë të lënduar.

Szoboszlai, i njohur për teknikën, goditjet e forta dhe vizionin në lojë, shihet si profil ideal për stilin e Real Madridit. Klubi madrilen tashmë ka nisur kontaktet e para për të eksploruar mundësinë e transferimit të tij në verën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka…