Mavraj: Do të luajmë për Panuccin

19 nëntor 2018 | 21:21

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Uellsit, foli edhe për problemet e fundit në ekipin kombëtar.

“Janë përmendur shumë gjera që na mungojnë. Por, pavarësisht prej kësaj, ka skuadra që nuk kanë lider, po prapë kanë sukses. Na mungon vetëbesimi që ta sjellë suksesi. Nuk është se në këto ndeshje s’kemi pasur shanse. Nuk është se kemi treguar që lojtarët nuk kanë vullnet. Është mirë të kemi një lider që bën gola, të largon nga situata e keqe. Jemi Shqipëria, asnjëherë nuk kemi pasur lider. Janë vetëm dy në botë. Nuk ka asnjë shenjë çrregullimi brenda skuadrës. Nuk lejojmë që faktorët e jashtëm të luajnë kundër nesh. Nëse erdhi fundi i ciklit, çfarë të bëjmë? Të ndalojmë e të presim të vijnë lojtarët e mirë? Puna duhet të vazhdojë, duhet pak kohë. Gabojmë nëse i krahasojmë skuadrat. Jo vetëm armiqtë tonë, po dhe gazetarët po e vërtetojnë që Shqipëria është ndryshe. Kemi shumë arsye për këtë situatë. Janë rezultatet që të sjellin këtu”, ka thënë Mavraj.

“Është shumë e vështirë të përcaktosh një gjë që mungon. Janë shumë gjëra që mungojnë. Kemi edhe mundësi tjetër për t’u kualifikuar në Evropian. Shqiptarët e kanë treguar që kohën e vështirë e kthejnë në forcë. Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri. Futbolli është futboll, ke sukses, s’ke sukses. Trajneri ka përkrahje maksimale nga çunat. Asnjëherë nuk ka ndodhur e kundërta. Nesër do luajmë edhe për trajnerin tonë. Kur dalim në fushë, nuk gabojmë për inat të trajnerit, nuk luajmë kundër tij, këto gjëra që ndodhin janë pjesë e futbollit, ndodhin në çdo skuadër të botës. Ne mundohemi, nuk është se s’po mundohet. Kartoni i kuq i imi erdhi nga mbingarkimi, nga dëshira e madhe për të fituar. Kanë qenë gabime individuale. Mënyra e lojës që luajmë tani ka ndryshuar si nata me ditën. Kemi bërë një zhvillim të madh në futbollin tonë. Jemi duke u fokusuar më shumë në sulm dhe normalisht se krijojmë hapësira”, ka deklaruar Mavraj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka shprehur optimizëm…