Abdixhiku pas mbledhisë në LDK: Kosova u mbajt peng për 10 muaj nga dikush që se kupton demokracinë

01 dhjetor 2025 | 21:22

Lumir Abdixhiku ka marrë sot edhe miratimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së si kandidat për Kryeministër nga kjo parti, në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Abdixhiku ka ndarë fjalimin që mbajti para Këshillit, ku drejtoi akuza ndaj kreut të VV’së, Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Abdixhiku ka thënë se Kosova qe dhjetë muaj ka qenë peng i Kurtit.

“Dhjetë muaj me radhë, Republika e Kosovës është mbajtur në bllokadë nga dikush që nuk e kupton demokracinë. Nga dikush që nuk e njeh rregullin themelor se shumica ndërtohet – nuk improvizohet; se legjitimiteti fitohet në Kuvend dhe tek qytetari e jo në propagandë.”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se Kosova nuk mund të mbahet peng “i një njeriu dhe i një grupi që nuk e njeh as shumicën, as demokracinë, as ligjin”, teksa e ka cilësuar këtë si uzurpim të institucioneve.

“Kemi ministra që qëndrojnë në detyrë pa të drejtë. Kemi deputetë që mbajnë dy funksione në kundërshtim me Kushtetutë. Kemi një qeveri që sillet sikur ligji vlen për të tjerët, por jo për ta. Kemi uzurpim të pastër të institucioneve të Kosovës nga njerëz që e dinë se nuk kanë shumicë, nuk kanë mandat, nuk kanë besim – por nuk duan të lëshojnë karrigen”, ka thënë Abdixhiku./Reporteri.net

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një front i ftohtë nga Kanadaja pritet të sjellë të…