KFOR njofton se Komandanti Ulutas i ka pritur në Film City krerët e Listës Srpska

02 dhjetor 2025 | 22:42

Komandanti i KFOR’it, Özkan Ulutaş, ka pritur një delegacion nga subjekti politik Lista Serbe.

Delegacioni i Listës Serbe u kryesua nga Zlatan Elek, siç thuhet nga KFOR u pritën në Film City.

Në këtë takim, siç thuhet në komunikatën e KFOR’ut u fol edhe për çështjen e sigurisë në veri.

“Më 1 dhjetor 2025, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti një delegacion nga Partia Lista Serbe e udhëhequr nga Presidenti i partisë, Prof. Dr. Zlatan Elek, në Kampin Film City, në Pristinë. Ata shkëmbyen mendime mbi situatën e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në katër komunat veriore. Komandanti i KFOR-it riafirmoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it ndaj mandatit të tij të gjatë të OKB-së dhe theksoi aktivitetet e përditshme të misionit, duke përfshirë patrullimet dhe angazhimet me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve lokale”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke ngjallur reagime të bashkësisë ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Hoxhaj nga PDK-ja në ”Click” të RTV21 ka reaguar…