Çerkin Dukolli: Fuqia jonë qëndron te qytetarët. Shihemi në Kuvendin e Kosovës
Çerkin Dukolli: Të dashur qytetarë, anëtar, simpatizantë dhe aktivistë të NISMA Socialdemokrate!
Këto zgjedhje nuk janë vetëm garë e radhës. Janë momenti për të reflektuar mbi drejtimin që dëshirojmë t’i japim vendit. Secili qytetar ka fuqinë të ndikojë në këtë proces. Çdo pjesëmarrje ka peshë, çdo zë është i rëndësishëm.
NISMA hyn në këto zgjedhje me angazhim të madh, me përgjegjësi të plotë politike dhe me bindjen se Kosova ka nevojë për një zë të qartë, të pavarur dhe të përkushtuar ndaj së mirës së përbashkët. Ne garojmë të vetëm, por prapa siglës së NISMA qëndrojnë dhjetëra mijëra votues besnik e të ndershëm që rrugëtojnë së bashku me vizionin e Liderit tonë Fatmir Limaj. Fuqia jonë qëndron tek qytetarët, tek besimi i tyre dhe tek përkushtimi për ta çuar vendin drejt një të ardhme më të drejtë e më të qëndrueshme.
Mbi 12 vite rrugëtim politik në skenën tonë politike, NISMA ka dëshmuar se ofron angazhim, përkushtim dhe politika të drejta e të qëndrueshme për vendin.
Ne elektoratin nuk i shohim numra por njerëz dinamik e me dinjitet, prandaj rrugëtimi ynë i përbashkët është përtej angazhimit politik, pra është besim, është emocion e mbi të gjitha na lidhë dashnia për vendin.
Ne besojmë në qytetarin e vendit tonë, sepse na ka mbështetur në secilin proces zgjedhor, gjithmonë duke vlerësuar me bindje përkushtimin dhe konsistencën tonë politike.
Ne kemi trajtuar me kujdes e maturi secilën temë të vendit, kemi ofruar angazhimin dhe kontributin tonë politik edhe kur të tjerët kanë heshtur në raport me temat dhe proceset e ndryshme që ka kaluar vendi.
NISMA kësaj radhe, si asnjëherë më parë dalim në zgjedhje para qytetarit të Kosovës, krenar e me dinjitet duke kërkuar besimin e tyre.
Shihemi në Kuvendin e Kosovës.
Na priftë e mbara!
#faqebardhëekrenar28dhjetor.



