“Ajo shërben si kujtesë e domosdoshme se e vërteta nuk duhet të harrohet dhe se thirrja për drejtësi mbetet detyrë e përhershme”, thotë IKKL-ja.
Ky institut thotë se është i përkushtuar të dokumentojë, ruajë dhe publikojë materialet që dëshmojnë të kaluarën, me qëllim që kujtesa kolektive të jetë e plotë, e vërtetë dhe e mbrojtur nga çdo tentativë mohimi apo shtrembërimi.
“E vërteta flet. Kujtesa nuk hesht. Kërkesa për drejtësi vazhdon”, thonë ata.
Një ditë më parë, në hollin e Kuvendit të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, u hap ekspozita “E vërteta, kujtesa, drejtësia” e organizuar nga Presidenca nëpërmjet Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në bashkëpunim me Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.



