10-shi i PDK-së, Kujtim Gashi: Bashkë. Përpara. Edhe më të fortë!
15 dhjetor 2025
| 20:16
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kujtim Gashi, i cili në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 10, ka publikuar një fotografi me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Përmes një postimi, Gashi ka theksuar rëndësinë e prijësisë themeltare dhe rolit të saj në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.
“Me prijësinë tonë themeltar, ku këmbëngulja për liri dhe shtetësi janë udhërrëfyes për ne. Edhe pse sot padrejtësisht nuk je pranë nesh, e vërteta do të triumfojë, historia nuk rishkruhet! Bashkë. Përpara. Edhe më të fortë!”, ka shkruar Gashi.
Postimi i tij vjen në kuadër të fushatës zgjedhore, ku Gashi po kërkon mbështetjen e qytetarëve si kandidat i PDK-së për Kuvendin e Kosovës.
#KujtimGashi10 #PDK130



