Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

17 dhjetor 2025 | 08:55

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit e nisin sot fushatën elektorale.

Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë kjo fushatë, hulumtues dhe monitorues të procesit elektoral nga radhët e organizatave dhe të shoqërisë civile u kanë kërkuar kandidatëve për kryetarë komunash dhe për asamble komunale që të zhvillojnë garë korrekte.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 283 vëzhgues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se…