Elmi Reçica: Heqja e masave nga BE-ja është mëritë ekskluzive e Bedri Hamzës, jo e Albin Kurtit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 17, Elmi Reçica, ka thënë se heqja e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian është mëritë ekskulizve e kryetarit të kësaj partie, Bedri Hamza dhe jo e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.
Reçica ka thënë se Hamza ka dëshmuar se diplomacia aktive funksionon, me veprime konkrete në Bruksel, ai e ka rikthyer Kosovën në rrugën e partneritetit strategjik.
“Heqja e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian është lajm i mirë për Kosovën. Është meritë ekskluzive e Bedri Hamzës e jo e Albin Kurtit dhe Besnik Bislimit. Janë pikërisht këta të fundit që të e futën Kosovën në izolim dhe konfrontim me aleatët tanë. PDK ka qenë e qartë dhe konsistente, Kosova duhet të rikthehet në rrugën e bashkëpunimit, dialogut dhe besimit me BE-në. Bedri Hamza ka dëshmuar se diplomacia aktive funksionon, me veprime konkrete në Bruksel, ai e ka rikthyer Kosovën në rrugën e partneritetit strategjik. Me Kurtin do të ketë izolim dhe regres, ndërsa me Bedri Hamzën, zhvillim, stabilitet dhe marrëdhënie të forta me partnerët ndërkombëtarë. Bashkë. Përpara”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.



