Ftesa e Haxhiut, djali i Kadri Veselit thotë se nuk u kontaktua nga Presidenca

22 shtator 2026 | 22:21

Klestor Veseli, i biri i Kadri Veselit, edhe sonte është pjesëmarrës në protestën mbështetëse për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Veseli është pyetur nga mediat nëse është ftuar nga presidenca për takim, sikurse u raportua në media se Albulena Haxhiu do t’i ftojë familjet e ish-krerëve të UÇK’së pas aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale, shkruan Insajderi.

Ai e ka mohuar shkurtimisht se ka marrë ndonjë ftesë nga presidenca.

“Unë personalisht jo”, ka thënë Klestor Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klestor Veseli, i biri i Kadri Veselit, edhe sonte është…