Behrami: 2026-a mund të jetë vit i mundësive nëse vendosim ta ndryshojmë
26 dhjetor 2025
| 15:29
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka bërë thirrje për ndryshim politik përmes një postimi publik, duke theksuar se viti 2026 mund të shënojë një kapitull të ri për vendin.
“Viti 2026 mund të jetë viti i mundësive, nëse vendosim ta ndryshojmë. Voto për një kapitull të ri”, ka shkruar Behrami, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin PDK-në në zgjedhjet e ardhshme.
Postimi i Behramit shoqërohet me sloganin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi “Edhe? Dihet!”.



