Përditësimi i fundit nga KQZ, Vetëvendosje shkon mbi 50%
28 dhjetor 2025
| 20:53
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga numërimi i mbi 61.24 përqind e vendvotimeve.
Nga numërimi i 1,428 vendvotimeve, VV prin me 50.24%, shkruan Reporteri.net.
PDK renditet e dyta me 20.00%, LDK e treta me 14.16% dhe AAK me 6.57%.
Në total janë 2 mijë e 557 vendvotime.
Nga 1,999,204 qytetarë me të drejtë vote, në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë gjithsej 890,859 votues, sipas mbi 98% të të dhënave në vendvotime, të procesuara nga KQZ-ja.




