Lumir Abdixhiku ia uron fitoren e Albin Kurtit

28 dhjetor 2025 | 22:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka folur pas rezultatit të dobët që mori në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Abdixhiku gjatë kësaj konference i ka uruar fitoren kanidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryeministër, Albin Kurtit, raporton Periskopi.

“Dua të falënderoj edhe kundërshtarët tanë politik për garën. T’i uroj fituesit. Sepse Kosova ka nevojë për demokraci funksionale edhe kur nuk jemi dakord për gjërat substanciale. Shteti është mbi secilin prej nesh. Kosova meriton stabilitet, zhvillim ekonomik, dinjitet dhe respekt. Le të shpresojmë se qytetarët kanë zgjedhur drejtë këtë herë”, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të…