Hamza uron Ditën e Veteranit: Nder e respekt për sakrificën tuaj, lavdi të rënëve për liri

30 dhjetor 2025 | 11:00

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, me rastin e Ditës së Veteranit, ka falënderuar të gjithë luftëtarët e lirisë për kontributin e dhënë gjatë luftës.

Hamza ka thënë se sot e përgjithmonë do të ketë nder dhe respekt për sakrificën e tyre

“Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat. Faleminderit për kontributin tuaj, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së. Sot dhe gjithmonë, nder dhe respekt për sakrificën tuaj, për çdo plagë, çdo natë roje dhe çdo jetë të dhënë për Kosovën. Veteranë të UÇK-së, urime dita juaj. Lavdi të rënëve për lirinë tonë”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) pritet ta miratojë këtë…