Joao Felix i “rilindur” te Al-Nassr
02 janar 2026
| 15:15
Futbollisti portugez, Joao Felix po kalon një sezon shumë të mirë me Al-Nassr në Arabinë Saudite.
Sulmuesi portugez ka regjistruar 17 gola dhe 6 asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat, duke qenë një nga golashënuesit më të spikatur në Saudi Pro League me 11 gola.
Forma e tij e lartë ka rikthyer besimin dhe vazhdimësinë që i munguan kohëve të fundit në futbollin evropian.



