Faton Peci bëri homazhe në nderim të dëshmorit Xhevat Jusufi
05 janar 2026
| 10:25
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së intelektualit, veprimtarit dhe patriotit të shquar, dëshmorit të kombit Xhevat Jusufi (05.08.1953 – 03.01.1999), me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij.
Duke nderuar figurën e Xhevat Jusufit, Peci theksoi se ai ishte një nga personalitetet më të përkushtuara të çështjes kombëtare, shembull i guximit, sakrificës dhe i qëndresës së palëkundur për liri, çlirim dhe shtetformim.
“Dëshmorët nuk vdesin kurrë – ata jetojnë përherë në shpirtin e kombit. Vrasësit e tyre qofshin të mallkuar përgjithmonë”, është shprehur Faton Peci.



