Lladrovci falënderon donatorët dhe kontribuesit për lehtësimin e gjendjes gjatë vërshimeve
Lladrovci tha se kërkesa për kompensim të dëmit bëhet në Komunë te Komisioni për vlerësimin e dëmit nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera.
Postimi i tij në fb:
Falënderim për donatorët dhe kontribuesit për lehtësimin e gjendjes gjatë vërshimeve
Falënderoj të gjithë donatorët të cilët vullnetarisht u paraqitën për të ofruar ndihmë me pako ushqimore, strehim dhe transport për të dëmtuarit dhe hapje të kanaleve e rrugëve për qarkullim gjatë vërshimeve.
Falënderojmë zyrtarët, qytetarët dhe të gjitha kompanitë që ofruan dhe po ofrojnë solidaritet me qytetarët e prekur nga vërshimet si dhe shprehën gatishmëri të përkrahjes deri në normalizimin e plotë të gjendjes.
Komisioni për vlerësimin e dëmit në komunën e Drenasit do ta kryej detyrën me përgjegjësi dhe mbetet obligim i nivelit qendror, në pajtim me procedurat ta kryej kompensimin.



