Aganspahiq largohet nga Gjilani

11 janar 2026 | 14:49

Almir Aganspahiq, më nuk është pjesë e skuadrës së Gjlanit.

Ekipi i Superligës së Kosovës, të dielën ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin në fjalë.

“Sport Club Gjilani njofton opinionin publik dhe mediat se bashkëpunimi me futbollistin Almir Aganspahiq ka përfunduar me marrëveshje të ndërsjellë”, ka shkruar Gjilani.

Aganspahiq iu bashkua Gjilanit në janar të vitit të kaluar dhe gjatë periudhës së qëndrimit u paraqit në gjithsej 28 ndeshje zyrtare, duke realizuar 8 gola.

“Klubi e falënderon Almir Aganspahic për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij në Gjilan dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive”, përfundon njoftimi i Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 42-vjetorin e rënies…