“Gjenerali i vetëshpallur” bën homazhe në Dubovik dhe përshëndetet me Donika Gërvallën
17 janar 2026
| 17:25
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në homazhet e mbajtura në Dubovik të Deçanit, ku nderoi sakrificën dhe heroizmin e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 44-vjetorin e rënies së tyre.
Në Dubovik Haradinaj është takuar edhe me vajzën e Jusuf Gërvallës, ministren e jashtme në detyrë Donika Gërvalla.
Të dy kanë shtrënguar duart mes vete. Në fushatën për zgjedhjet e shkurtit 2025, kryetarja e GUXO kishte sulmuar Haradinajn me fjalë dhe e kishte quajtur edhe “gjeneral të vetëshpallur” dhe të “ashtuquajtur hero”.




