‘Provat mbështesin veprime të fshehta gjatë luftës’, pretendon prokurorja e Hagës

09 shkurt 2026 | 13:03

Clare Lawson është prokurorja e radhës që po paraqet deklaratën përfundimtare të prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj  krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ajo ka theksuar se, kur bëhet fjalë për shenjestrimin e oponentëve dhe krimet që pasuan, anëtarët e të ashtuquajturës “Ndërmarrje e përbashkët kriminale” po përpiqeshin të fshihnin veprimet e tyre dhe, siç u shpreh ajo, të kalonin pa u vënë re nga askush.

Sipas prokurores, kjo është e dokumentuar dhe mbështetur nga shumë prova të paraqitura gjatë procesit.

“Kjo demonstrohet në mënyrë të shumtë në të gjitha provat”, është shprehur ajo.

Në vazhdim të kësaj deklarate, Lawson ka përmendur një takim të Hashim Thaçit dhe Fatmir Limajt me përfaqësues të “Human Rights Watch” dhe duke pretenduar se Thaçi ka folur për arrestimin e dy personave.

“Më 8 nëntor vitit 1998, Thaçi, i shoqëruar nga Limaj, u takua me përfaqësues të ‘Human Rights Watch’ dhe pretendoi që dy të ndaluar, arrestimi i të cilëve kishte tërhequr shumë vëmendje të publikut, ishin gjykuar në mungesë dhe pa përfaqësim ligjor, pra pa avokat dhe tani po vuanin një vendim dënimi me burg”, ka pretenduar ajo.

Prokurorja ka pretenduar se pas këshillës për lirimin e dy të ndaluarve, Thaçi siç ka thënë ajo, është shprehur se s’duhet ndërhyrë në proces.

“Kur u këshillua që të ndaluarit duhet të liroheshin dhe kur u tha që masat duhet të merreshin, ‘Human Rights Watch’ nuk mund të ndërhynte me procesin gjyqësor, domethënë kjo është çfarë tha Thaçi dhe nuk ishte e mundur që autoritetet civile, gjyqësore të mund të ndikoheshin prej tyre”, ka thënë Lawson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar për nisjen e fjalëve përfundimtare…