Prokuroria vihet në siklet, gjykatësi i pyet nëse do duhej të sigurohej avokat për të ndaluarit në kohë lufte

16 shkurt 2026 | 14:41

Zyra e Prokurorit të Specializuar është vënë në siklet teksa gjykatësit po parashtrojnë pyetjet e tyre në përmbyllje të deklaratave për rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Gjykatësi i Gjykatës Speciale, Fergal Gejnor, ka parashtruar pyetje ZPS’së nëse do të duhej t’iu gjetej avokat të ndaluarve nga UÇK’ja në rrethana lufte, shkruan Insajderi. ZPS’ja ka insistuar se nuk mund të ndalosh persona pa procedura të rregullta ligjore.

Pjesë nga seanca gjyqësore:

Gjykatësi Gejnor: A mendoni ju që rishikimi apo analizimi çdo gjashtë muaj është i mjaftueshëm?

Prokurori: Në përgjithësi, vlerësimi është bërë rast pas rasti. Nëse ndalimi fillestar nuk është i ligjshëm, mendoj që situata për rishikimin për gjashtë muaj është shumë e gjatë, edhe një ditë do të ishte e tepërt.

Gjykatësi Gejnor: Po në situatën kur kemi një grup të armatosur me armatim të dobët që është i përfshirë me një aktor shtetëror jo shumë mirë të organizuar. Duket se ju e vendosni një aktor të tillë që të vendosni aktor…

Prokurori: Nuk është qëndrimi ynë, është qëndrimi i ligjit. Nuk i kemi vendosur ne të akuzuarit në situatë të tillë. Krimet janë ngritur për atë çfarë kanë bërë të akuzuarit. Ligji është i qartë.

Gjykatësi Gejnor: A po thoni që në fillim të periudhës së aktakuzës UÇK-ja kërkohej të informonte të ndaluarit për arsyet e ndalimit, t’iu gjente një avokat që të kundërshtonin këtë?

Prokurori: Qëndrimi ynë është që garancitë bazë zbatohen edhe këtu. Nuk mund t’i rrëmbesh njerëzit pa proces të rregullt ligjor.

Avokati Mishetiq: Gjykatësi Geynor, dëshiroj të ngre një çështje politike. Domethënë qëndrimi që që në fillim të formimit të tyre të thuhej grupit të armatosur jo-shtetëror nuk ka të drejt të ndalosh, padyshim që ka pasoja negative për luftëtarët e tyre. Nëse i thua një grupi të tillë që është e kundërligjshme të ndalon, çfarë duhet të bësh me personat që duhet ndaluar.

Avokati Dixon: Është e pamundshme që njerëzit të mos ndaloheshin në atë kohë. Sepse ishte absolutisht e pamundur të ofroheshin garanci në atë kohë. Pra, mbi bazën e të drejtës penale ishte tërësisht e gabueshme për mosveprimi apo mosbërjes së diçkaje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen…