Real Madridi pranë “Marcelos” së ri
24 shkurt 2026
| 14:09
Real Madrid është shumë pranë transferimit të talentit 16-vjeçar të Deportivo Alaves, Victory Okorie.
Mbrojtësi i majtë po krahasohet me legjendën Marcelo për stilin ofensiv dhe aftësinë në duele një kundër një. Sipas mediave spanjolle, këtë futbollist Los Blancos planifikojnë ta integrojnë në akademinë “La Fabrica”, si investim afatgjatë për të ardhmen.



