Bodo/Glimt kalon tutje me fitore në “Meazza”

25 shkurt 2026 | 00:01

Interi është befasuar sërish nga Bodo/Glimti, dhe kësaj here humbja ndaj norvegjezëve ishte fatale.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu u mposht nga Bodo/Glimti edhe në “Giussepe Meazza”.

Bodo fitoi 2-1 si mysafir i Interit, me rezultatin e përgjithshëm prej 5-2, pasi kishte fituar 3-1 në ndeshjen e parë.

Mysafirët shënuan të parët me anë Jens Peter Hauge në minutën e 58-të, teksa i njëjti asistoi te Evjen në minutën e 72-të.

Pas 4 minutash, Interi ngushtoi epërsinë me anë të Alessandro Bastonit, por që nuk qe e mjaftueshme.

Në fund, Interi mbetet në shtëpi, teksa norvegjezët kalojnë tutje.

Në 1/8 e finales, Bodo do të përballet me Manchester Cityn ose Sportingun e Lisbonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Latif Bytyqi nga Shkoza e Malishevës ka humbur jetën në…