Odegaard mund të largohet nga Arsenali
25 shkurt 2026
| 15:01
Martin Odegaard mund të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.
Mesfushori norvegjez ka humbur hapësirën si titullar këtë edicion, duke luajtur vetëm 13 ndeshje në Premier League dhe 2 në Champions League.
Sipas raportimeve në mediet britanike, konkurrenca nga Eberechi Eze ka ndikuar në rolin e tij në ekip. Ende nuk ka vendim zyrtar, por largimi i Odegaard nuk përjashtohet.



