Çitaku: S’mund të propozojmë një emër sa për t’ia bërë kuorumin Albin Kurtit
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk do të propozojnë ndonjë emër për president.
Si rezultat, Kosova do të hyjë në një krizë të re politike.
Çitaku ka thënë se nuk mund të propozojnë sa për t’ia bërë kuorumin Albin Kurtit.
“Ne nuk mund të propozojmë një emër vetëm sa për të marrë pjesë dhe sa për të t`i ofruar dhe siguruar kuorumin z. Albin Kurtit, ne kemi qenë të qartë. Ne kërkojmë që presidenti i ardhshëm të jetë produkt i një procesi politik, i dialogut dhe marrëveshjeve dhe jo imponimeve” Kosova ka nevojë për institucione, Kosova ka nevojë për stabilitet dhe është në dorën e z. Kurtit që të reflektoj. Imagjinojeni tash e sa muaj ne vijmë këtu dhe flasim për poste, për emra të përveshëm, kush do të jetë kryetar kush do të jetë president, e në fakt, ne do të duhej të ishim këtu për të shkarkuar borde e ZRrE-së, do të duhej të ishim këtu për të folur për brengat dhe hallet e Kosovës”, ka thënë Çitaku.



