Dekreti i Osmanit, zëdhënësi i Kushtetueses: Sot është afati i fundit për dorëzimin e komenteve
11 mars 2026
| 12:30
Gjykata Kushtetuese është duke e proceduar kërkesën e kryeministrit Albin Kurti ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Pas vendosjes së masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese, zëdhënësi i këtij institucioni Veton Dula, ka bërë me dije se sot përfundon afati për dorëzimin e komenteve nga palët e interesuara.
“Kjo lëndë është duke u proceduar. Afati për dorëzimin e komenteve nga palët e interesit në këtë rast, përfundon më 11 mars 2026”, ka thënë ai për “RTV21”.



