Enzo Fernandez, objektivi kryesor i gjigantit spanjoll
16 mars 2026
| 14:29
Mesfushori argjentinas i Chelseas, Enzo Fernandez, mund të jetë një nga emrat më të mëdhenj të merkatos së verës.
Sipas raportimeve nga Spanja, ai është bërë objektivi kryesor i Real Madridit për përforcimin e mesfushës.
25-vjeçari, kampion bote me Argentinën, vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të vlerësuar në Evropë falë aftësisë për të organizuar lojën dhe për të dhënë ekuilibër në mesfushë.
Ndërkohë, edhe Paris Saint‑Germain po e ndjek nga afër situatën e tij, por klubi madrilen e sheh argjentinasin si përforcimin ideal për të ardhmen e mesfushës.



