Behrami: Kurti nuk kërkon president për Kosovën, por një që t’ia dekretojë prokurorët dhe gjyqtarët
Sot, Artan Behrami komentoi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin “Rezervat shtetërore”, ku ish-ministrja Rozeta Hajdari dhe zyrtarë të tjerë akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe fshehje të informacionit, raporton GazetaBlic.
Behrami thekson rëndësinë e drejtësisë së pavarur dhe kritikoi ndikimin e mundshëm politik mbi gjyqësorin.
Postimi i plotë:
Vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore në Prishtinë për “Rezervat shtetërore” tregon sa e rëndësishme është që drejtësia të mbetet larg duarve të Albin Kurti.
Ish-ministrja Rozeta Hajdari dhe zyrtarë të tjerë akuzohen për keqpërdorim të detyrës e fshehje të informacionit dhe gjykata konfirmoi aktakuzën.
Kurti nuk dëshiron një president për Kosovën, por një president për vete që t’ia dekretojë prokurorët dhe gjyqtarët, përfshirë edhe ata të Gjykatës Kushtetuese, për t’i shërbyer atij dhe jo Kosovës.
Kosova ka nevojë për drejtësi të fortë dhe të pavarur.



