Sancho afër rikthimit të pabesueshëm në Bundesligë
19 mars 2026
| 12:10
Jadon Sancho pritet të rikthehet te Borussia Dortmund edhe një herë tjetër.
Lojtari aktualisht është i huazuar te Aston Villa nga Manchester United, transmeton klankosova.tv.
Borussia Dortmund ofron një pagë bazë 5-6 milionë euro, shumë më pak se që ka aktualisht.
Sipas mediave gjermane, trajneri Nico Kovac planifikon të ndryshojë sistemin taktik për t’i dhënë liri maksimale në krahun e majtë.
Negociatat finale pritet të nisin në javët e ardhshme, dhe rikthimi i Sanchos mund të bëhet një nga lajmet kryesore të merkatos verore në Bundesligë.



