Vdes veterani i UÇK-së nga Gllogjani, Isuf Selmanaj

21 mars 2026 | 13:15

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isuf Selmanaj. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Rasim Selmanaj. Ish-deputeti i Kosovës ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet të dielën nga ora 13:00 në Gllogjan.

Njoftimi i plotë:

Lamtumirë vëlla!

Pas një smundje të shkurtër, është ndarë nga jeta, vëllau im, baca i madh, djali i madh i Muhamet Alisë, Isuf Selmanaj

Jemi krenar që të kishim BACË, falemnderit që na le trashëgimi pafund, të nderit e burrnisë.

Në vitin 1981 pushtetit komunist sikur nuk i mjaftonte burgosja e pothuajse krejt vëllezërve dhe leqitja e babait tonë Muhamet Alisë, regjimi i asaj kohe të largoj edhe ty nga puna , por ti nuk u ligshtove, e ne të gjithë bashkë qëndruam vertikalisht përballë regjimit fashist Jugosllav.

Prehu në paqe vëlla i dashtur!

Varrimi, data 22 mars (e diele) ora 13:00 në Gllogjan të Deçanit, te varrezat familjare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda pak ditësh, Lëvizja Vetëvendosje mund t’i drejtohet sërish Gjykatës…