Deçan, fillojnë punimet për renovimin e lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve në Llukë të Epërme
23 mars 2026
| 11:01
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se sot, në vigjilje të 24 Marsit, filluan punimet për renovimin e Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Llukë e Epërme.
“Ky vend përkujtimi mban gjallë kujtimin për sakrificën dhe heroizmin e atyre që dhanë jetën për lirinë tonë. Përkujdesja dhe mirëmbajtja e këtyre lapidarëve është detyrim i yni, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme. Lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka thënë kryetari Ramosaj.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryesuesi i Asamblesë së Kuvendit Komunal të Deçanit, Hajdar Sutaj, drejtorë komunalë, veteranë të UÇK-së dhe banorë të fshatit Llukë te Epërme.



