Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit
30 mars 2026
| 08:55
Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer.
Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në fushën e tij, ka hasur në mjetin e dyshimtë dhe menjëherë ka njoftuar autoritetet përkatëse.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e EOD-së së FSK-së, të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit, duke eliminuar rrezikun për banorët përreth./Klankosova.tv



