Termokos angazhon “super ekspert” me pagesë 9,900 euro për 4 muaj
Ndërmarrja publike komunale Termokos ka angazhuar përmes një procedure tenderuese një ekspert të jashtëm ekonomik për një periudhë prej katër muajsh, me një vlerë totale prej 9,990 euro.
Sipas dokumenteve të siguruara nga Front Online, kontrata i është dhënë Xhevat Berishës, i cili do të ofrojë shërbime këshillimore në këtë ndërmarrje për kohëzgjatjen e përcaktuar.
Megjithatë, ajo që bie në sy nga dosja e tenderit janë kriteret e vendosura për përzgjedhjen e këtij eksperti, të cilat paraqiten kontradiktore. Në pjesën e kërkesave për përshtatshmëri profesionale, dokumentacioni parasheh vetëm posedimin e një letërnjoftimi ose pasaporte valide.
Ndërkohë, në kriteret mbi mundësitë teknike dhe/ose profesionale, kërkohet që kandidati të posedojë doktoratë në inxhinieri mekanike/energjetikë, si dhe minimum 10 vite përvojë në sisteme të ngrohjes qendrore dhe efikasitet energjetik.




