Më shumë se gjysma e evropianëve pranojnë se shikojnë në ekranin e telefonit të të panjohurve në publik, ndërsa gati një e katërta e bën këtë nga kurioziteti

01 prill 2026 | 12:01

Nga aplikacionet për takime deri te të dhënat financiare, të anketuarit raportojnë se kanë parë një gamë të gjerë informacioni jashtëzakonisht personal në ekranet e të tjerëve

  • 56% e njerëzve pranojnë se kanë parë aksidentalisht ekranin e dikujt të panjohur, ndërsa 24% e kanë bërë këtë nga kurioziteti.
  • 57% përmendin transportin publik si vendin ku ka më shumë gjasa të vërejnë ekranin e dikujt tjetër.
  • Ndërkohë që 48% mendojnë se mund të ruajnë privatësinë e përdorimit të telefonit në vende me shumë njerëz, 52% pranojnë se në publik është e lehtë të shikosh ekranet e të tjerëve.
  • 33% thonë se kanë parë përmbajtje personale në telefonin e një personi të panjohur në publik.
  • Disa përdorues të smartfonëve injorojnë situatën (28%) ose largojnë menjëherë shikimin (27%), por të tjerë (7%) pranojnë se vazhdojnë ta shikojnë fshehurazi.
  • Samsung Galaxy S26 Privacy Display[1] kufizon dukshmërinë e ekranit nga këndet anësore për të mbrojtur privatësinë tuaj në çdo ambient.

Prishtinë, 1 prill 2026 – Ndërsa miliona evropianë përgatiten për fundjavën e Pashkëve, një studim i ri i kompanisë Samsung tregon se hapësirat publike në Europë janë bërë “ekrane të përbashkët”: 56% e njerëzve thonë se aksidentalisht kanë parë telefonin e një personi të panjohur, duke përmendur transportin publik si vendin ku ka më shumë gjasa të vërejnë ekranin e dikujt tjetër (57%). Afërsisht një në katër europianë (24%) pranon se ka parë telefonin e dikujt tjetër nga kurioziteti, duke u ekspozuar ndaj një game të gjerë të dhënash personale, nga fotografitë personale te të dhënat bankare.

Samsung Electronics, në kuadër të prezantimit të smartfonit të ri Galaxy S26 Ultra me Privacy Display të integruar, ka kryer një anketë me 11,000 europianë[2]. Kjo zgjidhje e re harduerike lejon që përmbajtja e ekranit të shihet vetëm përballë ekranit, duke mbrojtur privatësinë nga shikimi nga këndet anësore pa dëmtuar cilësinë e pamjes[3].

Studimi gjithashtu tregon hendekun mes perceptimit të privatësisë dhe realitetit, ndërsa 48% e të anketuarve mendojnë se përdorimi i telefonit të tyre është privat në vende me shumë njerëz, 52% mendojnë se është e lehtë të shihet ekrani i dikujt tjetër në publik. Megjithëse më shumë se një e katërta (28%) injoron situatën ose largon shikimin (27%), 7% pranojnë se vazhdojnë ta shikojnë fshehurazi.

38% e të anketuarve thonë se kanë shmangur ose shtyrë ndonjë veprim në telefon në publik për shkak se dikush mund ta shihte ekranin e tyre, duke treguar qartë nevojën për një kontroll më të madh mbi dukshmërinë e përmbajtjes digjitale.

Nga mesazhet te paratë: Çfarë mund të ekspozohet

Afërsisht gjysma e të anketuarve (49%) ndjeu se dikush po shikonte ekranin e tyre në publik. Vetëm 21% bien dakord se përdorimi i smartfonit në publik është një aktivitet privat. Përdoruesit mund të jenë tashmë të vetëdijshëm për këtë rrezik, por të dhënat e reja tregojnë se informacionet e dukshme shpesh janë jashtëzakonisht personale.

Një e treta (33%) e europianëve thonë se kanë parë përmbajtje personale në telefonin e një personi të panjohur në publik, ndërsa 27% pranojnë se kanë parë diçka që mendojnë se nuk duhej ta shihnin.

Përmbajtja që shihet më shpesh përfshin:

  • Fotografitë personale ose galeria e fotografive – 38%
  • Fytyra ose zëri i personit gjatë një telefonate me video – 33%
  • Mesazhet personale (p.sh. nga partneri/bashkëshorti) – 29%
  • Njoftimet ose profilet në rrjetet sociale – 27%
  • Blerjet online – 17%
  • Njoftimet ose profilet e aplikacioneve për takime – 12%
  • Gjendja në llogari ose të dhënat e llogarisë – 11%

Situata të tilla zakonisht ndodhin pa qëllim, në rrethana tërësisht të zakonshme ditore. Kjo krijon atë që mund të quhet “publik i rastësishëm”: njerëz që shohin përmbajtjen në ekranin e dikujt tjetër thjesht sepse ajo ndodhet në fushën e tyre të shikimit, pa një arsye të veçantë për të vëzhguar mjedisin. Madje 57% e të anketuarve përmendin transportin publik si vendin më të mundshëm për këtë, pastaj 35% gjatë pritjes në radhë (p.sh. në supermarket, dyqane) dhe 13% në bare, restorante ose kafene.

Fokus gjithnjë e më i madh te mbrojtja e të dhënave personale

Ndërsa njerëzit bëhen më të vetëdijshëm se të tjerët mund të shohin ekranet e tyre në publik, shumë fillojnë të ndryshojnë mënyrën e përdorimit të telefonave.

Ndërsa vetëm 9% e të anketuarve thonë se nuk bëjnë asgjë kur vërejnë se dikush po shikon ekranin e tyre në publik, 42% ndalojnë përdorimin e telefonit. Vetëm 10% do të paralajmëronin drejtpërdrejt personin tjetër.

Për shkak të frikës se një person i panjohur mund të shohë ekranin e tyre, europianët kanë shmangur ose shtyrë veprime të lidhura me shërbimet bankare (62%), vendosjen e fjalëkalimeve (49%) ose leximin e mesazheve private të partnerit (43%).

Këto ndryshime reflektojnë një transformim në mënyrën se si njerëzit e shohin privatësinë, jo vetëm si diçka që kontrollohet përmes cilësimeve të pajisjes, por edhe si diçka që varet nga ambienti rrethues.

Me Privacy Display në modelin Galaxy S26 Ultra, përdoruesit marrin një mjet të ri për të mbrojtur të dhënat e tyre, duke kombinuar këtë me zakone të mençura që ndihmojnë në ruajtjen e privatësisë. Privatësia ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së Samsung dhe Privacy Display përfaqëson hapin më të fundit në mbrojtjen e informacionit personal në momentet kyçe, me shtatë vjet përditësime sigurie që garantojnë këtë mbrojtje afatgjatë.

Benjamin Braun, drejtor marketingu i Samsung Europe, deklaroi: “Telefoni juaj është një nga gjërat më personale që posedoni; ai përmban fotografitë tuaja, të dhënat bankare, mesazhet dhe shumë më tepër. Përdor transportin publik thuajse çdo ditë dhe gjëja e fundit që dua është që personi pranë meje të shohë çfarë është në ekranin tim. Prandaj kemi integruar Privacy Display në Galaxy S26 Ultra, në mënyrë që ajo që shfaqet në ekranin tuaj të mbetet vetëm për sytë tuaj.”

Studimi përfshiu 11,000 përdorues smartfonësh dhe Samsung, në bashkëpunim me kompaninë Censuswide, intervistoi nga një mijë përdorues në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Spanjë, Itali, Suedi, Danimarkë, Finlandë, Norvegji, Holandë dhe Belgjikë.

[1] Kjo veçori duhet të aktivizohet manualisht në cilësimet e pajisjes.

[2] Studimi me 11,000 përdorues të smartfonëve (nga një mijë në çdo treg) në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Spanjë, Itali, Suedi, Danimarkë, Finlandë, Norvegji, Holandë dhe Belgjikë, u realizua nga kompania Censuswide.

[3] Kur aktivizohet, disa informacione mund të jenë të dukshme për të tjerët, në varësi të kushteve të shikimit, si këndi apo ndriçimi. Rekomandohet kujdes gjatë shfaqjes së informacionit të ndjeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës mbrëmë nuk arriti të realizojë ëndrrën për…