Zyrtare: Spalleti rinovon kontratën me Juventusin

10 prill 2026 | 15:34

Juventusi ka bërë zyrtare vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Luciano Spalletti, i cili ka nënshkruar kontratë të re që e mban në stolin bardhezi deri më 30 qershor të vitit 2028, lajm ky aspak i mirë për reprezentuesin kosovar Edon Zhegrova pasi trajneri italian nuk po i jep hapësirë atij në fushë.

Klubi nga Torino e konsideron këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një projekti afatgjatë. Spalletti, i ardhur në krye të ekipit në vitin 2025, ka arritur të bindë drejtuesit me përmirësimin e performancës dhe vizionin e tij taktik për skuadrën.

“Që kur Luciano iu bashkua familjes sonë të madhe të Juventusit, ai ka pasur një ndikim të menjëhershëm dhe shumë pozitiv te lojtarët tanë, te i gjithë Klubi dhe te i gjithë komuniteti Bianconeri. Të gjithëve iu bë menjëherë e qartë se Luciano ishte personi i duhur për ta udhëhequr ekipin në rrugën e rritjes”, tha Damien Comolli, CEO i Juventusit.

Kontrata e re e lidh Spallettin me Juventusin deri në fund të sezonit 2027/28.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se kapiteni…