Azemi mohon se LDK-ja ka kërkuar ministri në takimin Kurti – Abdixhiku
Në medie është raportuar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në takim me kryeministrin Albin Kurtin për çështjen e presidentit i ka kërkuar këtij të fundit ministri.
Por, këtë e ka mohuar anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi.
“Janë spekulime sepse e vërteta është që LDK-ja asnjëherë nuk ka kërkuar kurrfarë pozicionesh prej partisë në pushtet. Por, e vërteta është që LDK-ja insiston që Kosova mos me pasë vakum institucional, me pasë presidentin e zgjedhur. Ka qenë proaktive në idetë të cilat i ka dhënë që nga fillimi. Kemi thënë që jemi për një emër konsensual që i bashkon të gjitha partitë politike, ose nëse kjo nuk është e mundur, atëherë duhet një marrëveshje klasike. Pra, asnjëherë nuk e kemi vendosë veten në qendër të këtyre diskutimeve, sepse partia në pushtet ka mundësi me i zgjedhë partitë e tjera”, ka thënë Azemi në një konferencë për medie.



