OVLUÇK-ja paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës
17 prill 2026
| 14:28
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se ende nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu për hartimin dhe miratimin e Ligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së dhe rritjen e pensionit të veteranëve në nivelin e pagës minimale në Kosovë.
Në reagimin e tyre, OVLUÇK-ja ka paralajmëruar se, nëse nuk merret iniciativa për zbatimin e këtyre kërkesave dhe përmirësimin e statusit të veteranëve, do të organizohet protestë.
OVLUÇK ka theksuar se qëllimi i tyre është të sigurohet respektimi i të drejtave, dinjitetit dhe mbrojtja e historisë së luftës çlirimtare.




