Kuvendi në raundin e dytë të votimit për 2 gjyqtarët e Kushtetueses, këta janë 5 kandidatët më të votuar të raundit parë

17 prill 2026 | 18:01

Kuvendi i Kosovës me votim të fshehtë ka votuar për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas raundit të parë të votimit ku kanë marrë pjesë 114 deputetë, dy kanë qenë të pavlefshme, derisa kandidatja që ka marrë më së paku vota është Benina Kusari.

Kryesuesi i seancës, Ardian Gola, ka treguar se e njëjta largohet nga gara, për të vazhduar me raundin e dytë të votimit me pesë kandidatët e tjerë.

Lista:

Benina Kusari – 3 vota

Emine Avdyli Pozhari – 58 vota

Flamur Mrasori – 47 vota

Jonida Xhafaj – 57

Shpresa Emra – 14 vota

Zahir Qerkini  – 43 vota

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pasiguri e madhe po e shoqëron të ardhmen e…