Kuvendi ratifikon anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

24 prill 2026 | 14:32

Me 103 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi miratoi Ratifikimin e Marrëveshjes për Anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

“Konstatoj që me 103 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi ratifikimin e Marrëveshjeve për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes”, ka thënë Haxhiu.

Më 22 janar, është themeluar Bordi i Paqes gjatë një ceremonie të mbajtur në Davos të Zvicrës.

Bordi u lansua nga presidenti amerikan, Donald Trump, si një trup i ri për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte ndër themelueset e Bordit të Paqes dhe e ka përkrahur plotësisht nismën e Trumpit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjetet sociale janë përfshirë së fundmi në një valë postimesh…