Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E paske nisur fushatën, i do të gjitha pozitat për vete

24 prill 2026 | 22:15

Doarsa Kica Xhelili, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, pasi që ky i fundit, përmes një video-adresimi, ka fajësuar partitë opozitare që vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

Në një video të publikuar, deputetja ka thënë se kryeministri ka nisur fushatën.

“Ende s’ka nis fushata zyrtarisht, por ti veçse e paske nisur fushatën. Së pari po kërkon që partitë politike ta respektojnë vullnetin e popullit në çështjen e presidentit, por ta rikujtoj se ne nuk kemi pasur zgjedhje presidenciale, por parlamentare, dhe për këtë e kemi plotësuar 100% vullnetin e popullit. Ju jeni ulur që të bisedoni për çështjen e zgjedhjes së presidentit, për një mundësi të gjetjes së një emri të propozuar nga LDK, asnjëherë nuk ka qenë diskutimi i negociatave për ekzekutiv. Tani dëshiron në njëfarë forme ta shfajësosh vetën për faktin që i dëshiron të gjitha pushtetet medoemos. I do të gjitha pozitat për vete, sepse e do gjithë pushtetin për vete”, ka thënë ajo mes tjerash”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në praninë e mijëra qytetarëve dhe me ndërmjetësimin e Daut…