Hamza: Akademik Rexhep Qosja na mësoi se liria nuk ka kuptim pa të vërtetën
27 prill 2026
| 10:22
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se sot, Kuvendi i Kosovës, me një seancë solemne, nderoi akademik Rexhep Qosjen, një mendje që nuk u pajtua kurrë me heshtjen.
“Ai nuk ishte vetëm një njeri i dijes. Ishte një zë që sfidoi kohën, pushtetin dhe ndërgjegjen tonë kolektive. Akademik Rexhep Qosja na mësoi se liria nuk ka kuptim pa të vërtetën dhe se mendimi kritik është detyrë, jo zgjedhje”.
“Kosova sot është më e varfër në prani, por më e pasur në trashëgimi. Lavdi mendimtarit që nuk u përkul kurrë!”, ka shkruar në ‘Facebook’ Hamza.



