10 vjet pa Shasivar Makollin – Çalin, vajza e kujton me fjalë prekëse
27 prill 2026
| 10:31
Në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Shasivar Makolli – Çali, vajza e tij, Merita Makolli, ka bërë një përkujtim prekës në rrjetet sociale.
Me fjalë të mbushura me mall dhe dashuri, ajo shkroi:
“Sot 10 vjet, ndërrove botë, busulla ime e pavdekshme! Mungesë e madhe, mall i thellë! Të dua si Shqipërinë!” duke e shoqëruar mesazhin me simbolin e zemrës dhe trëndafilit.
Ky përkujtim pasqyron dhimbjen dhe respektin e thellë për figurën e Shasivar Makollit – Çali, i njohur si veprimtar i përkushtuar i çështjes kombëtare.
Në këtë përvjetor, familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë e kujtojnë me nderim kontributin dhe veprën e tij.



