Prattipati nderon të zhdukurit: Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre
27 prill 2026
| 15:42
E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ka bërë homazhe në nderim të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Përmes njoftimit të ambasadës amerikane në “Facebook” është thënë se ShBA-ja vazhdon të mbështesë përpjekjet drejt së vërtetës, drejtësisë dhe pajtimit.
“E ngarkuara me punë në detyrë, Anu Prattipati, bëri homazhe për personat e zhdukur të konfliktit në Kosovë. Ambasada e ShBA-së vazhdon të mbështesë përpjekjet drejt së vërtetës, drejtësisë dhe pajtimit. Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.



