Edita Tahiri: Ka ardhur koha që Kurti të mendojë pse po e dështon Kosovën

28 prill 2026 | 11:15

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ajo ka thënë se ndryshimet pozitive vijnë me mënyrën se si udhëheq.

“Si është e mundur një udhëheqës fiton dy herë pushtetin ndërkohë që vjet e bllokoi Kosovën, ndërsa sivjet e futi në jostabilitet politik, në një kohë kur bota e rajoni është gjithnjë e ma e pasigurt. Nëse zgjedhja e presidentit dështon sot dhe Kosova shkon përsëri në zgjedhje. Është koha që Kurti të mendoj pse po e dështon Kosovën?! Dikur e kemi mrekulluar botën me aftësinë tonë udhëheqëse për të bërë shtet. Sot bota është e çuditur çfarë po i ndodh Kosovës me ketë udhëheqje të paaftë”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është ndërprerë seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të…