Behrami i PDK-së kërkon krijimin e një agjencie për mbrojtjen e Kushtetutës (video)

28 prill 2026 | 16:01

Deputeti i PDK-se, Artan Behrami, ka bërë thirrje për krijimin urgjent të një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke theksuar se në vend ka pasur shkelje të përsëritura të rendit kushtetues pa pasoja juridike.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti “me dhjetëra herë” kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe kanë sfiduar rendin kushtetues, pa u përballur me përgjegjësi ligjore.

Deputeti Behrami vlerëson se Republika e Kosovës, më shumë se kurrë, ka nevojë për një mekanizëm institucional që do të mbrojë rendin kushtetues dhe demokratik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zhvillim i bujshëm po qarkullon në botën e futbollit:…