Kurti tallet me nënshkrimet e LDK-së për presidentin

28 prill 2026 | 17:08

Kryeministri dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është pyetur për propozimin e mundshëm që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente nga radhët e LDK-së.

Ndonëse gazetarët e kanë pyetur direkt për emrin e Osmanit, Kurti sërish ka hezituar që të flas konkretisht për të, duke u marrë me listën e nënshkrimeve të publikuar mbrëmë.

Kurti është tallur me nënshkrimet e LDK-së për presidentin.

“Shumë interesant, s’shkruante për çka janë ata emra. Dukej si me pas qenë ndonjë listë për debat parlamentar për energji, aty nuk thuhej që ata emra janë për këtë kandidat. Nëse i kanë 15 nënshkrime, le të vijnë tek unë, por duhet ta ketë datën e sotit ajo letër. Sot do të duhej ta kishte datën 28 prill”, ka thënë Kurti tutje.

Kurti ka thënë se LDK*ja mund t’i dorëzojë 15 nënshkrime dhe emrin e kandidatit për president, dhe në momentin që bëhet një gjë e tillë , ai do t’i kërkojë kandidates Hatixhe Hoxha që të tërhiqet. Kurti ka thënë se më pas do të votoheshin Feride Rushiti dhe kandidatura e LDK-së.

“Me kënaqësi do t’i pranojmë. Nëse do ta kishim emrin e qartë prej LDK-së se për kë bëhet fjalë, do ta takoja zonjën Hatixhe që të tërhiqet, dhe do ta kishim zonjën Rushiti dhe një kandidat. Çka shkruajnë poshtë e lartë nëpër rrjete sociale është një gjë, por institucionet janë tjetër. Lista me 15 veta tregonte që deputetët e LDK-së janë bashkë, por për çka nuk e morëm vesh. Pra 15 veta me 25 prill kanë qenë bashkë. Për çka janë bashkë duhet të më tregojnë, ndonëse 15 deputetë mund të kualifikohen për një gjysmë kandidati, ne e bëjmë kandidatin e plotë. Le të na e sjellin atë, unë flasë me zonjën Hatixhe Hoxha që të tërhiqet dhe sonte Kosova bëhet me president apo presidente të re”, ka thënë tutje Kurti.

Kurti e ka cilësuar të palogjishkme kërkesën e Abdixhikut për sigurimin e 66 nënshkrimeve të VV-së për kandidaturën e Vjosa Osmanit.

“Është totalisht e palogjikshme. Nuk është serioze. Kush dëshiron të bashkëpunojë me ne, duhet ta sjell listën me 15 nënshkrime dhe emrin për kandidat. Dhe ia shtoj edhe 15 nënshkrime të tjera dhe flas me zonjën Hatixhe Hoxha. Po e përfolin, pa ia dhënë vulën e Kryesisë së LDK-së. Le të mban Kryesia e LDK-së mbledhje dhe lë të tregojnë se për çfarë janë ato nënshkrime. Unë s’përcaktoj se kush do të jetë kandidati i LDK-së”, ka thënë Kurti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fermat e Kosovës, qumështi prodhohet, por gjithnjë e më…